Gazeta Si – Luiza Gega vazhdon të mahnisë me performancën e saj. Atletja shqiptare është shpallur sot kampione Ballkani në Kraiovë të Rumanisë.
Gega madje ka vendosur edhe një rekord kampionati në garën e 3000 metrave me pengesa. Ajo ka regjistruar kohën 9.17.91, që siç shkruan edhe vetë në një postim në Facebook, është koha e saj e dytë më e mire në karrierë.

“Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë gares dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim”, – shkruan Gega në faqen e saj.
Atletja shqiptare ka arritur rezultate shumë të mira në çdo garë që ka zhvilluar kohët e fundit. Për kampionatin ballkanik në Rumani ajo refuzoi ftesën për në ‘Diamond League’ në Paris.
Dhe bëri zgjedhjen e duhur. Luiza Gega shtoi sot një tjetër trofe në palmaresin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



