Atletike

Luiza Gega shkon në finalen e Botërorit, atletja shqiptare sfidon dhe dëmtimin

Gazeta Si – Luiza Gega ia ka dalë të sigurojë një vend në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës, që po zhvillohet në Budapest. Në baterinë e tretë atletja jonë zuri vendin e tretë, duke regjistruar kohën 9:17:71.

Para Gegës dolën vetëm dy atlete afrikane, keniania Jackline Chepkoech me kohën 9:16:41 dhe etiopiania Zerfe Wonmdemagegn me kohën 9:16:97. Luiza kryesoi pjesën më të madhe të garës, por u kalua në fund nga dy afrikanet. Finalja e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 27 gusht.

Luiza Gega feston me flamurin kuqezi pas nje fitoreje. Gazeta Si, 23 gusht 2023

Kujtojmë që Luiza Gega ka pasur një shqetësim muskulor kohët e fundit, madje vuri në rrezik edhe pjesëmarrjen në garën e sotme. Vetëm në momentet e fundit u vendos që Gega të garonte për të mos e humbur mundësinë për të kaluar në finale.

Tashmë finalja është siguruar dhe Gega ka 4 ditë kohë për të rikuperuar energjitë dhe për të shkuar në aktin përmbyllës në formën më të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë