Gazeta Si – E jashtëzakonshme Luiza Gega. Atletja shqiptare është shpallur kampione e Europës në Gjermani, në garën e 3000 metrave me pengesa.
Gega e domonoi garën finale në Mynih, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim vendin e parë. Një rezultat shumë i mirë për sportisten shqiptare, që po përjeton një moment të artë të karrierës së saj.
Luiza Gega vendosi ritmin e saj në garë dhe pas 100 metrave të para filloi t’i linte pas rivalet. Ajo u shkëput dhe e kaloi finishin e para, e ndjekur nga atletja gjermane dhe ajo britanike. Atletja jonë regjistroi kohën 9.11.31, që është njëkohësisht rekordi i ri për Kampionatin Europian.
Koha e Gegës është 6 sekonda më e mirë se e ruses Zaripova, e regjistruar në vitin 2010. Një medalje ari plotësisht e merituar për sportisten e palodhur dhe trajnerin e saj Taulant Stërmasi. Gjithë sakrificat janë shpërblyer me këtë rezultat të jashtëzakonshëm për atletikën shqiptare.
Suksesi i Gegës ka sjellë reagime të menjëhershme. Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që përshëndeti arritjen e madhe të atletes kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.