Atletike

Luiza Gega në finale të Europianit, atletja premton tjetër medalje

Gazeta Si – Luiza Gega nuk zhgënjen asnjëherë. Atletja shqiptare është kualifikuar sot për në finalen e 3000 metrave me pengesa të Europianit që po zhvillohet në Mynih.

Luiza Gega gjatë një gare. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Gega ka arritur kështu objektivin e parë në këtë aktivitet. Ajo regjistroi kohën 9’30” në baterinë e saj, ku dominoi totalisht. Tani fokusi është te finalja e 20 gushtit, ku sportistja jonë shpreson në një tjetër paraqitje të mirë.

Gega po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe shpresat janë për t’i sjellë një tjetër medalje Shqipërisë. Vetëm një muaj më parë Gega zuri vend të 5-të në Botëror dhe ishte mes sportisteve më të mira nga Europa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë