Atletike

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Europianit të Atletikës

Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3.000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Romë.

Atletja shqiptare u rendit e teta në Baterinë A pasi përshkroi distancën me kohën 9:35.77.

Normën kulifikuese për këtë kampionat ajo e arriti në gusht të vitit të kaluar në Bruksel, ku theu dhe rekordin kombëtar të garës 3.000 metra me pengesa me kohën 9:09.64.

Bateria A u fitua nga rumunia Stella Rutto me kohën 9:30.00, e cila mundi në metrat e fundit gjermanet Lea Meyer (9:30.63) dhe Krause (9:31.52).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë