Atletike

Luiza Gega e pakufijshme, përmirëson rekordin e saj kombëtar në ‘Diamond League’

Gazeta Si – Nga Botërori i Hungarisë, ku e mbylli në vend të 8-të, te rekordi i ri kombëtar në ‘Diamond League’ në Zyrih. Dy gara të vështira brenda pak ditësh për atleten shqiptare, që sot ka përmirësuar rekordin e saj.

Në garën e 3000 metrave me pengesa, Gega regjistroi kohën 9:09.64 në ‘Diamond League’, duke përmirësuar me gati një sekondë rekordin që mbante po vetë, me 9:10.27. Këtë kohë atletja jonë më e mirë e kishte regjistruar në Botërorin e SHBA-ve një vit më parë.

Edhe sot në Zyrih Luiza Gega nuk ishte në formën më të mirë, sepse ende nuk e ka kaluar 100% dmëtimin që e pengoi jo pak në Botërorin e Hungarisë disa ditë më parë. Gega e përfundoi garën në vend të 4-t.

Para kampiones shqiptare u renditën atletet që u ngjitën në pod në Botërorin e Budapestit. Vendin e parë e zuri Mutile Uinfred Yavi e Bahrejnin, kurse pas saj dolën dy kenianet Beatris Çepkoeç dhe Faith Çerotiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë