Dy fëmijë qëndrojnë një një tendë të improvizuar. Familjet palestineze vijojnë të jetojnë në kushte shumë të vështira, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë sulmeve izraelite në Khan Yunis.
Nga lufta në Gaza, stuhia në Europë dhe uragani në Amerikën Jugore, fotot më të mira të javës.
Dy leopardë duke pirë ujë. Ata shfaqen duke pirë ujë, por edhe të përqendruar te fotografi. Fotoja është pjesë e një libri, “Remembering Leopards” dhe shfaq foto të kafshëve të egra në mbarë botën, duke krijuar një seri fantastike. Shumë prej të ardhurave nga shitjet e librit janë dhuruar për projektet e ruajtjes së jetës së kafshëve të egra.Tifozët argjentinas të Boca Juniors mblidhen në plazhin e Copacabana një ditë para se skuadra e tyre të përballej me skuadrën Fluminense të Brazilit në ndeshjen e kampionatit të “Copa Libertadores” në Rio de Janeiro. Një pishinë e përmbytur si pasojë e uraganit Otis në Acapulco. Uragani la pas dëme të shumta. Njerëzit qëndrojnë pas rrjetës metalike që mbulonte dritaren e një ndërtese të goditur nga një sulm izraelit në Rafah. Familjet palestineze strehohen në një kamp refugjatësh të UNRWA. Refugjatët afganë mbërrijnë me sendet e tyre në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit. Qindra mijëra afganë që jetonin në Pakistan u përballën me kërcënimin e ndalimit dhe dëbimit këtë javë pasi qeveria u la si afat të fundit këtë javë për ta për t’u larguar nga vendet e tyre. Kjo shkaktoi një eksod masiv. Stuhia Ciaran goditi Europën dhe bëri që të krijohen shkumë të tilla nëpër dallgët e detit në Francën perëndimore, të cilat vërshuan nëpër rrugë. Muret e një hoteli janë dëmtuar pasi uragani Otis goditi Acapulco-n. Shtyllat dhe linjat elektrike të rrëzuara nga uragani Otis bllokojnë një rrugë në Acapulco. Një vajzë vëzhgon përreth teksa qëndron pranë rrënojave të një ndërtese të goditur nga një bombardim izraelit në Rafah. Palestinezët largohen nga shtëpitë e tyre pas një bombardimi izraelit në qytetin e Gazës. Gjurma e një dore të përgjakur në një shtëpi në Kibbutz Nir Oz, një nga komunitetet izraelite në Rripin e Gazës, që u sulmua më 7 tetor. Një palestinez shikon pasojat e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës në Khan Younis. Protestuesit kalojnë urën e Brooklyn gjatë një demonstrate pro-palestineze duke kërkuar armëpushim, për shkak se në Gaza po thellohet kriza humanitare. Palestinezët përpiqen të nxjerrin një vajzë nga rrënojat e një ndërtese që u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabaliya. Dy vajza që qajnë në funeralin e të afërmve të tyre, të cilët u vranë nga grupimi i Hamasit më 7 tetor. Pamje e automjeteve të shkatërruara nga Hamasi, gjatë sulmit të 7 tetorit, të mbledhura në një fushë pranë kufirit mes Gazës dhe Izraelit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.