Lajme

Luftë civile / Përleshje në Venezuelë, tanket mes turmave

Venezuela është tronditur nga një sërë përleshjes së dhunshme që kanë lënë më shumë se 100 të plagosur. Tanket dhe automjetet e blinduara janë parë duke hyrë mes turmave, ndërkohë që një pjesë e ushtrisë duket se mbështet Presidentin Nicolás Maduro ndërsa pjesa tjetër kreun e opozitës, Juan Guaidó.

Maduro deklaroi se kishte mposhtur atë që ai e konsideroi si një grusht shteti nga kreu i opozitës.

Dhjetëra ushtarë u bashkuan me opozitën në përleshjet e së martës, të cilat lanë më shumë se 100 të plagosur. Por në një fjalim televiziv, presidenti Maduro tha se Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij. Guaidó nga ana tjetër këmbëngul se Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura dhe se një tranzicion paqësor është në zhvillim e sipër.

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin sërish në rrugë të mërkurën.

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kosovën, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Amerikës Latine. Por Maduro, i mbështetur nga Rusia, Kina dhe pjesë më e madhe e ushtrisë së vendit, ka refuzuar të largohet.

Në fjalimin e tij televiziv, i rrethuar nga ushtarë, Maduro akuzoi protestuesit për “krime të rënda”, për të cilat tha se nuk do të mbeteshin të pandëshkuara.

Si presidenti ashtu edhe zoti Guaido i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre për të dalë në rrugë, duke krijuar më shumë trazira të dhunshme në një vend tashmë të bllokuar nga kriza ekonomike, ndërprerjet kronike të energjisë dhe mungesat e ushqimeve bazë.

Maduro akuzoi përsëri Shtetet e Bashkuara për komplot kundër tij. Ai mohoi deklaratën e Sekretarit Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo , cili tha se Maduro kishte bërë gati një aeroplan për ta çuar në Kubë. Administrata amerikane pretendon se Maduro ishte bërë gati të largohej nga vendi për t’i shpëtuar trazirave.

“Ata kishin një aeroplan gati”, tha Pompeo. “Ai ishte gati të largohej këtë mëngjes [e martë], por siç e kuptojmë, rusët i thanë se duhet të qëndrojë”.

Çfarë ndodhi të martën?

Një video tre minutëshe e zotit Guaidó, e publikuar në orët e hershme të së martës, tregoi se ai po qëndronte mes një sërë ushtarësh. Ai njoftoi se kishte mbështetjen e “ushtarëve të guximshëm” dhe u kërkoi venezuelanëve të bashkohen me ta për të rrëzuar Maduron.

Mbështetësit e Guiadados dhe Maduros u mblodhën në vende të ndryshme të Karakas gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar përleshje të ashpra mes mbështetësve të zotit Guaido dhe ushtarëve që mbështesin Maduron. Tanket dhe mjetet e rënda ushtarake u panë duke hyrë mes turmave.

Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë, por u qëlluan disa herë me gaz lotsjellës. Guaidó, kryetari i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, i ka bërë thirrje ushtrisë së Venezuelës që ta mbështesë që kur u vetë-shpall president i përkohshëm në janar. Ai argumenton se Presidenti Maduro ka “uzurpuar” pushtetin dhe ka manipuluar zgjedhjet.

E marta shënoi episodin më të dhunshme të krizës politike të Venezuelës për 2019-ën. Mediat venezueliane raportojnë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve, duke përfshirë dy qytetarë që ishin qëlluar me plumba.

Transmetimet e agjencive më prestigjioze të lajmeve, si BBC dhe CNN, u ndërprenë sapo nisën përleshjet. Mbrëmjen e së martës, López tha se ishte strehuar në ambasadën spanjolle, së bashku me familjen e tij.

Administrata Amerikane e Aviacionit ndaloi të gjitha linjat ajrore amerikane që të fluturonin nën hapësirën ajrore venezueliane. Ajo gjithashtu njoftoi se të gjithë operatorët amerikanë duhet të largohen nga vendi brenda 48 orëve, për shkak të paqëndrueshmërisë politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë