Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi gjigant duke nxjerrë jashtë loje Turqinë, pavarësisht se kjo e fundit po kërkon prej muajsh për gaz në brigjet e Qipros.
Tre vendet e Mesdheut ranë dakort për ndërtimin e një tubacioni nën det me gjatësi 1,900 kilometra për të transportuar gaz natyror në Europë, një projekt që është kundërshtuar ashpër nga presidenti Erdogan.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, kanë qenë pjesë e një ceremonie më 2 janar në Athinë për të nënshkruar e Projektit Mesdheu Lindor (EastMed).
Tre liderët tani nisën thirrjet për investitorët e interesuar në këtë projekt, i cili pritet të përfundojë në vitin 2025.
Kjo marrëveshje vjen ndërkohë që Turqia përgatitet për të dërguar trupat në Libi, pas një marrëveshje me qeverinë e këtij vendi për të zgjeruar sovranitetin detar deri në Kretë.
Greqia dhe fuqitë e tjera mesdhetare kanë krijuar një strategji rajonale për të larguar Turqinë nga projektet e tyre ekonomike. Si shembull kryesor qendron gazsjellësin “EastMed”, i cili do ta dërgojë gazin nga fushat izraelite qipriote të naftës dhe në të gjithë Greqinë dhe Italinë. “EastMed” prite t’i zgjerojë eksportet e gazit edhe në Europë, ku kërkesa për energji po rritet. Por pavarërisht faktit se projekti kryqëzohet me ujërat turke, qeveritë mesdhetare e kanë përjashtuar Ankaranë, duke e perceptuar atë si një rival të padëshirueshëm, edhe pasi Turqia ofroi të kompensojë kostot nënujore të tubacionit. Për më tepër, Izraeli, Egjipti, territoret palestineze, Jordania, Greqia dhe Qipro përjashtuan Turqinë edhe nga Forumi Mesdhetar i Gazit, një platformë bashkëpunuese mbi burimet natyrore. Prandaj Turqia është duke u bërë gjithnjë e më e agresive në atë që e sheh si territorin e saj historik dhe legjitim.
Për dekada të tëra, Turqia është përjashtuar nga përfitimet e naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor, i cili ka rreth 3.5 trilion metra kub gaz natyror dhe 1.7 miliardë fuçi nafte të papërpunuar. Greqia, Qiproja, Egjipti dhe Izraeli kanë qenë më të shpejtë dhe më të suksesshëm se Turqia në identifikimin e fushave të naftës dhe gazit përgjatë brigjeve të tyre. Pasi Izraeli identifikoi dy fusha gazi natyror në vitin 1999, qeveria e tij, së bashku me Greqinë, Qipron dhe Egjiptin, ishte e shpejtë për të arritur marrëveshje që përcaktonin zonat ekskluzive ekonomike dhe të fillonin shpimet për naftë me kompani shumëkombëshe. Kjo u mundësoi këtyre vendeve që jo vetëm të përfitonin financiarisht nga nafta, por edhe të përmirësonin pavarësinë e tyre energjetike.
Ndërkohë, Turqia ka luftuar pothuajse kundër të gjithë fqinjëve të saj mesdhetarë. Anijet e kërkimit të naftës dhe shpimet në det të thellë i kanë kushtuar Ankarasë mbi 1 miliard dollarë në dekadën e kaluar, dhe nuk kanë dhënë akoma ndonjë zbulim madhor të naftës ose gazit. Në këto kushte, Turqia ka qenë e detyruar të fillojë kërkimet në ujërat e qeverive fqinje, përkatësisht pranë Greqisë dhe Qipros.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.