Art dhe Kulture

Lufta në Ukrainë, Teatri i Moskës ndalon aktorët të komentojnë rreth pushtimit

Teatri Mayakovsky i Moskës i ka ndaluar aktorët e tij që të bëjnë “koment” rreth pushtimit rus të Ukrainës.

Departamenti i Kulturës i qytetit në një deklaratë se çdo koment negativ do të konsiderohet “tradhëti”.

Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në orët e para të mëngjesit në Ukrainë u dëgjuan shpërthimet pranë qyteteve të mëdha të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin.

Në një përpjekje për të justifikuar sulmin, Putin pohoi: “Një anti-Rusi armiqësore po krijohet në tokat tona historike”.

“Ne kemi marrë vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak”, tha ai.

Deri më tani janë rreth 50 të vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë