Rend dhe Ligj

Lufta kundër krimit dhe kanabisit, kreu i Policisë Italiane takon Gledis Nanon në Tiranë

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano priti këtë të enjte homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini.

Nano dhe Giannini vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive. Gjatë Tryezës, ata dakordësuan propozimet në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, monitorimit ajror që ka si qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Në takim u bisedua në lidhje me luftën lundër organizatave kriminale, terrorizmit dhe kultivimit të kanabisit.

Palët dakordësuan propozimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit e monitorimit ajror  

Në fund të takimit, Giannini e vlerësoi takimin si të frytshëm, teksa theksoi se është arritur të përvijohet edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet, “që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmit, ndaj organizatave kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizimit”.

Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha se tryeza të tilla janë të domosdoshme pasi shmangin burokracitë, duke lejuar një bashkëveprim dhe bashkërendim të veprimeve dhe shkëmbim të informacionit dhe hetimeve kundër aktiviteteve të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë