Disa ditë pasi vizitoi Kievin për të filmuar skena nga dokumentari i tij i ardhshëm për pushtimin rus të Ukrainës, aktori dhe regjisori hollivudian, Sean Penn e gjeti veten mes karvanit të refugjatëve që u arratisën në Poloni në këmbë.
61-vjeçari postoi një foto në Tëitter ditën e hënë, ku shfaqej me një çantë shpine në këmbë duke ecur në një rrugë me trafik të madh makinash.
“Bashkë me dy kolegët e mi ecëm për kilometra me radhë për në kufirin me Poloninë pasi braktisëm makinën tonë për shkak të trafikut. Thuajse të gjitha pasagjerët në këto makina ishin gra dhe fëmijë, shumica pa asgjë me vete, por vetëm me makinën e tyre”, shkroi Penn në shënimin shoqërues të fotos.
Myself & two colleagues walked miles to the Polish border after abandoning our car on the side of the road. Almost all the cars in this photo carry women & children only, most without any sign of luggage, and a car their only possession of value. pic.twitter.com/XSwCDgYVSH
— Sean Penn (@SeanPenn) February 28, 2022
Ai nuk sqaron se përse e braktisi makinën bashkë me dy kolegët e tij, por mendohet se ata e kanë lënë pas atë për shkak të trafikut të madh të krijuar nga eksodi ukrainas drejt Polonisë.
Penn ishte në Kiev të enjten e kaluar për të marrë pjesë në një konferencë për shtyp të zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy në ditën e parë të pushtimit rus, për të regjistruar pamje për dokumentarin e tij mbi krizën.
“Sean Penn është ndër ata që mbështet Ukrainën në Ukrainë sot. I jemi falenderues për këtë shfaqje kurajoje dhe ndershmërie”, thuhej në deklaratën e Presidencës ukrainase.
Penn intervistoi politikanë dhe udhëheqës ushtarakë ukrainas, si edhe gazetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për dokumentarin e tij. Ai u rikthye në Kiev pas vizitës së parë që kreu në nëntor dhe idesë për të filmuar në kryeqytetin e Ukrainës.
Javën e kaluar, Penn lëvdoi kurajon historike të popullit ukrainas dhe e cilësoi vendin si “arma që po mbron demokracinë. “Nëse do ta braktisim dhe ta lejojmë që të luftojë e vetme, ëndrra jonë si Amerikë është e humbur”, shkroi Penn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



