Bota

‘Lufta’ e tarifave SHBA-BE/ Von der Leyen: Përplasja nuk është në interesin e askujt

Nga Gazeta ‘Si’- Kjo përplasje nuk është në interesin e askujt, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me tarifat që SHBA do të vendosë duke filluar nga nesër(2 prill).

“Nuk e filloi Europa këtë përplasje dhe ne nuk duam domosdoshmërisht të hakmerremi, por ne kemi një plan të fortë për t’u hakmarrë nëse është e nevojshme”, theksoi ajo.

“Tarifat janë taksa që do të paguhen nga popullsia. Ato janë taksa për amerikanët, për ushqimet dhe ilaçet e tyre. Ato vetëm sa do të nxisin inflacionin. Pikërisht e kundërta e asaj është ajo që ne duam të arrijmë. Fabrikat amerikane do të paguajnë më shumë për komponentët e prodhuar në Evropë”,vuri në dukje Von der Leyen duke theksuar se e gjithë kjo sipas saj do të kushtojë vende pune dhe do të krijojë një përbindësh burokratik për të gjitha procedurat doganore të SHBA.

”Sot, askush nuk ka nevojë për to, as në Shtetet e Bashkuara dhe as në Evropë”, shtoi ajo duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojnë në zgjidhjen e problemeve serioze në tregti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë