Spanja është kualifikuar për në fazën tjetër të Europianit, teksa në ndeshjen e dytë të grupeve mundi 1-0 Italinë, duke bërë që spanjollët të përballen me Shqipërinë në aktin e fundit thjesht për formalitet. Iberikët e nisën pjesën e parë duke dominuar, duke e vendosur kundërshtarin në vështirësi që në minutat e para.
Ndeshja u vendos nga një autogol i Calafiorit, në fillimin e fraksionit të dytë. Spanja kryeson me 6 pikë, Italia ka 3 pikë dhe renditet e dyta. Të hënën, Shqipëria do kualifikimin ndaj një Spanje që tashmë luan për formalitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.