Lajme

LSI dhe PS “dashurohen” në Korçë

Edhe pse marrëdhëniet mes krerëvë të partisë janë shoqëruar kohët e fundit me akuza dhe kundër akuza në selitë e Tiranës, krejt ndryshe ndodh në rrethe, ku “dashuria” mes PS dhe LSI është për t’u pasur zili.

Ashtu siç ndodhi edhe në Durrës e Elbasan, buxheti i Bashkisë së Korçës kaloi me votat e bashkuara të dy ish-aleatëve të vjetër.

Socialistët në këtë bashki kanë 21 këshilltarë. Më herët ata kishin marrë dy këshilltarë të LSI-së, ndërsa sot edhe 3 të tjerë votuan buxhetin e bashkisë, me gjithë kundërshtimin e fortë të aleatëve të tyre nga Partia Demokratike Këta të fundit kërkuan të votohej kundër, për shkak të pakënaqësive që kishin për buxhetin.

1 miliard e 744 milionë lekë parashikohet të jenë fondet e bashkisë juglindore për vitin që vjen, 40 milionë më shumë se viti që po lëmë pas.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se buxheti i garanton Korçës të jetë në elitën e bashkive në të gjitha drejtimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë