Mijëra tifozë futbolli janë drejtuar drejt stadiumit Anfield për t’i bërë homazhe sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, pas vdekjes së tij në një aksident me makinë në Spanjë.



Jota, 28 vjeç, ndërroi jetë kur një Lamborghini me të cilin udhëtonte me vëllain e tij më të vogël, Andre Silva, i shpërtheu goma, u përplas dhe u përfshi nga flakët në provincën Zamora.

Mijëra lule, fanella futbolli, shalle, tullumbace dhe flamuj janë vendosur jashtë stadiumit të Liverpoolit nga tifozët që kur u përhap lajmi për vdekjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.