Media Galeri

Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi “mobilizim të pjesshëm” për luftën në Ukrainë, shumë rezervistë, përfshirë disa që pohojnë se nuk kanë asnjë përvojë ushtarake, po paraqiten për të shërbyer nëpër pikat e caktuara të grumbullimit në vend.

Pas përshëndetjeve me të dashurit e tyre dhe pas bekimeve nga priftërinjtë, ata po transportohen në baza ushtarake.

Ka pasur protesta të shpërndara nëpër vend dhe disa qendra të mobilizimit janë sulmuar. Është raportuar po ashtu se mijëra rusë kanë ikur nga vendi, për t’iu shmangur thirrjes për ushtri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë