Gazeta Si – Zjarret që kanë shkatërruar Kaliforninë kanë vrarë të paktën 24 persona, kanë zhvendosur mijëra dhe kanë shkatërruar më shumë se 12 mijë ndërtesa, duke djegur një zonë më të madhe se madhësia e San Franciskos.
Zjarret filluan të martën, të nxitura nga erërat shumë të forta, që pritet të forcohen këtë javë. Ndërkohë, në Kaliforni ka një alarm për plaçkitësit e shtëpive. Situata bëri që ekipe të fshehta federale dhe lokale të patrullonin zonat e qarkut të Los Anxhelosit.
Oficerët e veshur me rroba civile dhe që ngasin automjete pa targa kanë dalë në vëzhgim për grabitësit e mundshëm që po patrullojnë zonat e evakuuara dhe po mbajnë një sy në qiell për dronë që fluturojnë në kundërshtim me kufizimet e fluturimit.
Një nga zjarret që ka përfshirë Los Anxhelosin, ai në Hurst, mund të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik. Në veçanti, flitet për një problem me pajisjet e furnizuesit të energjisë Southern California Edison.
Kompania “Edison International” e raportoi këtë, duke specifikuar se kishte zbuluar një linjë elektrike të rrëzuar dhe një defekt në një kullë pothuajse në të njëjtën kohë me raportin e parë të zjarrit në Hurst.
Policia dhe zjarrfikësit e Los Anxhelosit dhe FBI po hetojnë shkaqet e zjarreve të tjera. Ndërkohë, flakët janë vënë nën kontroll në rreth 90% të shtrirjes së tyre. Megjithatë, urdhrat e evakuimit do të mbeten në fuqi për sa kohë që ka paralajmërime moti për erëra të forta.
Shkollat e Los Anxhelosit që u mbyllën për shkak të emergjencës së zjarrit të enjten dhe të premten do të rihapen të hënën.
Institutet e vendosura në zonat e evakuuara mbeten të mbyllura. Gjatë mbylljes dy-ditore, Los Angeles Unified ofroi ushqime falas për fëmijët e familjeve që kanë nevojë për ndihmë.
Vlerësimet tregojnë se zjarret mund të jenë më të kushtueshmet e regjistruara ndonjëherë në historinë amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.