Nga Gazeta Si – Noah Lyles, Sifan Hassan, Yaroslava Mahuchikh dhe Julien Alfred jane mes superyjeve globalë që do të marrin pjesë në mitingun e 11 në “Wanda Diamond League” në Londër, këtë të shtunë. Pas një mbrëmjeje me rekorde të reja në Monaco, “Wanda Diamond League” spostohet në “Novuna London Athletics”. Me katër gara të mbetura deri në “Wanda Diamond League Final” në Zyrih më 27-28 Gusht, Londra rikthen rivalitetin mes kampionëve olimpikë në 100m dhe 200m.

Noah Lyles dhe Letsile Tebogo do të garojnë në 100m pas suksesit të Lyles në 200m në Monaco. Legjenda holandeze e garave në distancë, Sifan Hassan kërkon të parin titull në Diamond League prej vitit 2022 dhe kthehet në garën e miljes për femra. Julien Alfred do të konkurojë në garën e 200m ndërsa kampionia e 400m me pengesa, Femke Bol ndjek suksesin e katërt në 2025. Londra është në këtë mënyrë një shanc i mirë për pike të rëndësishme që të sigurojnë një biletë për “Wanda Diamond League Final” më 27-28 Gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




