Gazeta Si – Klubi i Fiorentinës ka bërë me dije se një nga lojtarët e saj është me malarie. Bëhet fjalë për Kristian Kuame, i cili tashmë është shtruar në spital për të ndjekur fazën e kurimit.
Fillimisht lojtari afrikan pati temperaturë dhe në përgjithësi nuk ndihej mirë. Më pas ai kreu analizat e nevojshme për të vlerësuar, nëse ishte infektuar nga malaria dhe rezultoi se ishte kështu. “Lojtari është shtruar në spital për kurat e nevojshme dhe gjendja e tij do të rivlerësohet ditët e ardhshme”, - shkruan klubi italian në njoftimin zyrtar.
Kouame u kthye në Firence të shtunën e kaluar, pasi ishte impenjuar në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, fitues i kompeticionit që u organizua pikërisht në vendin e tij. Trajneri Italiano nuk e grumbulloi për ndeshjen me Empolin, më pas skuadra pati dy ditë të lira, para se të niste përgatitjet për Lacion.
Mes të dielës dhe të hënës, Kouame nuk ishte në gjendjen optimale fizike dhe u stërvit individualisht. Në mbrëmje mori pjesë privatisht në një darkë bamirësie në qytet për të treguar solidaritetin e tij ndaj personave të goditur nga përmbytjet nëntorin e kaluar në provincën e Firences.
Pastaj sulmuesi pati temperaturë dhe kur Fiorentina e llogariste për ndeshjen e radhës, u mësua lajmi se lojtari ishte me malarje. Koha e rikuperimit nuk mund të përcaktohet, sepse varet gjithçka nga sa agresive mund të jetë sëmundja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.