Lajme

Lojërat e fatit, procedohet i riu në Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një shtetas, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Siç bën me dije policia është proceduar penalisht shtetasi D. Z, 28 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë. Mbi të rëndon vepra penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri dhe fisha bixhozi.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se do të vijojnë kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë