Lajme

‘Lojërat e fatit’, procedohen penalisht dy shtetas në Tiranë

Në sajë të operacionit “Poker”, Policia e Tiranës ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht dy shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në dy lokale në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali” ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit.
Të proceduarit janë shtetasit R. N.,32 vjeç dhe A. S., 55 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.
Policia thotë se kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë