Frika për t'u varrosur i gjallë dhe i bllokuar në një arkivol u bë më e prekshme në lojën e zhvilluar nga kompania spanjolle Horror Box në Barcelonë.
Pjesëmarrësit kanë 30 minuta kohë për t'u çliruar nga brenda një arkivoli duke zgjidhur enigma përmes punës ekipore me partnerin e tyre në një arkivol ngjit, duke komunikuar përmes altoparlantëve.
Miriam Castella, aktore 22-vjeçare e përzgjedhur nga kompania për të demonstruar lojën, pranoi se ndihej "pak e frikësuar" pasi kapaku i arkivolit u mbyll.
Partneri i saj, balerini 39-vjeçar Carlos Granedo, tha se ai kishte marrë pjesë në rreth 15 dhoma arratisje më parë, por e përshkroi këtë përvojë si unike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.