Drejtësia

Loja që u kthye në një tragjedi, lirohet i riu që vrau shokun me pistoletë

Marjus Dema, 28-vjeçari i cili vrau shokun e tij, Mehmet Qama me armë zjarri, tek rruga “5 Maji” në Tiranë, është lënë i lirë.

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për të riun, pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë me burg. Zëvendësimi i masës së sigurisë është bërë pas kërkesës së Demës, i cili ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 10 majit. Marjus Dema ishte në një lokal së bashku me Mehmet Qemën dhe disa persona të tjerë dhe po luante me një armë tip pistoletë.

Siç ka dëshmuar në gjykatë, pa dashje ia ka drejtuar armën shokut të tij, Qamës dhe pa e ditur se ishte e mbushur e ka shkrepur, duke e lënë të vdekur.

Të gjitha të rinjtë kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend, duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Bashkë me Marius Demën, në “arrest shtëpie” janë edhe Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërkohë, togat e zaza kanë dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përkën dhe Blerim Hotin.

Dema  akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë