Komunitet

Loja me kukulla të holla mund t’i bëjë vajzat të duan trup më të dobët

Kukullat kanë qenë gjithmonë një lodër e preferuar për fëmijët me Barbie të listuara si një nga lodrat më të shitura të të gjitha kohërave.

Sidoqoftë, disa prej kukullave më të njohura kanë trupa tepër të hollë dhe ekspozimi ndaj imazheve të fermave të holla mund të ndikojë në vetëbesim dhe të rrisë besimin se trupat e hollë janë “idealë”. A duhet të shqetësohen prindërit për efektet e mundshme të kukullave shumë të holla tek fëmijët, imazhi i trupit i të cilëve është ende në zhvillim?

Në një studim të ri, që do të botohet në revistën “Body Image”, Lynda Boothroyd, psikologe në Universitetin e Durham, Angli dhe kolegët e saj gjetën prova se kukullat e holla, një nga lodrat më të pëlqyera paraqesin një rrezik të mundshëm për idealet trupore të vajzave të reja. Në studim u zbulua se vajzat që luanin me kukulla të holla donin të kishin një trup po aq të hollë.

“Të luash me kukulla të holla mund të ketë gjithashtu pasoja socio-kulturore si dhe efekte psikologjike dhe fizike”, tha Lynda.

Ajo tregon dy eksperimente që kanë bërë në lidhje me këtë temë. E para ishte përcaktimi i efekteve të lojës me kukulla të holla në krahasim me kukullat reale të fëmijëve si Dora dhe Lottie. E dyta ishte të përcaktohej nëse efektet e lojës me kukulla të holla mund të përmbyseshin, përmes lojës me kukulla reale për fëmijë ose lodra të tjera.

“Më e rëndësishmja, studimet tona përfshinin “testimin bazë” pasi ne matëm idealet e madhësisë së trupit të fëmijëve si përpara ashtu edhe pasi ata kishin luajtur me kukullat. Ne u kërkuam vajzave të tregojnë trupin e tyre aktual, trupin e tyre ideal dhe trupin e tyre ideal të të rriturve”, shpjegon psikologja.

Në eksperimentin e parë, 31 vajza, pesë deri në nëntë vjeç luajtën me kukulla të holla ose trup normal për pesë minuta. Aty u zbulua se vajzat që luajtën me kukulla të holla donin të kishin dhe vetë trupa të hollë si dhe idealja për të rriturit ishin trupat e hollë, një mendim që u forcua pas lojës.

Ata me kukulla realiste raportuan kënaqësi më të lartë të trupit dhe asnjë ndryshim në veten e tyre ideale dhe trupat idealë të të rriturve. Kjo sugjeron që një periudhë e shkurtër loje me kukulla shumë të holla mund të ketë një ndikim në idealet dhe kënaqësinë e trupit të vajzave të reja.

A mund t’i kthejmë efektet?

“Në eksperimentin e dytë, ne donim të provonim nëse loja me kukulla realiste ose makina mund të kompensonte efektet negative të shkaktuara nga loja me kukulla të holla”, tha Lynda.

Në këtë eksperiment, 46 vajza pesë deri në dhjetë vjeç përfunduan dy seanca lojëra tre minutëshe. Në të parën, ato të gjitha luajtën me kukullat me trup të hollë. Në të dytën, ato ose luajtën përsëri me kukulla të holla, me kukulla me trup normal ose makina.

Rezultatet përsëritën një nga gjetjet kryesore në eksperimentin e parë. Vetja ideale e vajzave duket se u bë më e dobët pas seancës së parë të lojës. Por në seancën e dytë të lojës nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vetveten ideale, pa marrë parasysh me cilat lodra luanin vajzat.

Kjo tregon që pasi të jetë shkaktuar një ndryshim i preferencave drejt një trupi më të dobët, loja me kukulla realiste ose lodra të tjera nuk e “rregullon” atë në një kohë të shkurtër të menjëhershme.

Këto eksperimente, së bashku me hulumtimet e mëparshme, kombinohen për të mbështetur idenë se kukullat me trup të hollë përfaqësojnë një rrezik potencial për zhvillimin e imazhit të trupit të vajzave.

Megjithëse kukullat nuk janë burimi i vetëm i idealeve trupore të ekspozuara nga vajzat pasi dhe TV, filmat, media sociale, prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre janë gjithashtu të rëndësishëm, zvogëlimi i ekspozimit të tyre të përgjithshëm ndaj idealeve të shtrembëruar të trupit mund të jetë i dobishëm në promovimin e imazhit më pozitiv të trupit në të ardhmen.

“Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë ta duan trupin e tyre duke i këshilluar por edhe duke e menduar mirë se cfarë lloj lodrash u japin fëmijëve”, përfundon Lynda.

Burimi: The Conversation. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë