Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOB) ka reaguar lidhur me akuzat që janë bërë nga artistët, të cilët kanë denoncuar se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë, e vjedhur nga site ndërkombëtare.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, TKOB ka bërë me dije se kjo është përgjegjësi e autorit, ndërsa shton se do vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjiaturë.
“TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë. TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjiaturë”, thuhet në reagimi e TKOBAP.
TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor) në janar të vitit 2020 shpalli konkurs të hapur përmes një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij institucioni, logo e cila u denoncua nga artistët si plagjiaturë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



