Katar 2022

Llogaritë finale në grupet A dhe B, mësohen sot 4 skuadrat që kalojnë

Gazeta Si – Botërori i Katarit hyn sot në fazën, ku gabimi është i pafalshëm, sepse nuk ka më kohë për rikuperim. Luhen sot katër ndeshjet e treta të Grupeve A dhe B, që do të përcaktojnë edhe 4 skuadrat që do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, duke iu bashkuar Francës, Brazilit dhe Portugalisë.

Ndeshjet e sotme dhe të tjerat e fazës në grupe do të luhen në të njëjtin orar. Në orën 16:00 luhen dy ndeshjet e Grupi A, ku Holanda pret Katarin e eliminuar, ndërsa Ekuadori përplaset me Senegalin në një sfidë direkt për kualifikimin.

Holanda duket festuar një gol. Gazeta Si, 30 nëntor 2022

Për skuadrën e trajnerit Van Gal, me 4 pikë në 2 ndeshje, pritet një fitore e lehtë dhe vendi i parë në grup. Katari është vlerësuar nga të gjithë si skuadra më e dobët e kompeticionit. Mjaft e rivalizuar pritet të jetë ndeshja mes Ekuadorit dhe Senegalit, ku amerikano0-jugorëve u mjafton edhe barazimi.

Një tjetër sfidë e tillë, por edhe më e ndezur për shkak të faktorëve jashtë fushe, pritet të jetë ajo mes Iranit dhe SHBA-ve në Grupin B. Edhe në këtë ndeshje luhet për një biletë për në 1/8-at. Irani ka 3 pikë, kurse SHBA-të 2, ndaj dhe për aziatikët bën punë edhe një barazim. Anglia, që kryeson grupin me 4 pikë, luan derbin me Uellsin e vendit të fundit me 1 pikë.

Ndeshjet e sotme
Ekuador-Senegal (16:00)
Holandë-Katar (16:00)
Iran-SHBA (16:00)
Uells-Angli (16:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë