Ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri Lleshaj thotë se qëllimi i zgjatjes është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë si dhe të mos krijohen radhë në tregje.
“Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë.
Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të COVID-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji modern”, shkruan ministri Lleshaj.
Ndër të tjera, Lleshaj thotë se “qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




