Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga qyteti i Vlorës ku ndodhet për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në port ka deklaruar se nuk ka dijeni që kryetari i PD-së të jetë kërcënuar. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Partia Demokratike e cilësoi shantazh faktin që sipas saj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një takim me truproja të kryedemokratit Basha, ka bërë me dije se siguria e tij është në rrezik.
Ndërsa, takimet me truprojat e Gardës që ruajnë Bashën, ministri i quan pjesë të punës së tij të përditshme.
“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të Gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme, të takoj truproja të Gardës të pyesë ata për vijimin e punës sime”, ka thënë Lleshaj.
Një ditë më parë, në shkresën që i drejtuan ministrit të Brendshëm e që mbante firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referoheshin një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të Gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas Ministrisë së Brendshme, kreut të opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




