Gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ish-Presidenti Hashim Thaçi apo dhe ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi do të dalin të pastër nga akuzat në Hagë.
“Në takimin që zhvillova në Prishtinë me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, z.Selim Selimi folëm për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Trajtuam edhe situatën aktuale të krijuar në Kosovë pas fillimit të disa proceseve nga Gjykata Speciale, ku shpreha besimin se në fund të herës ato vetëm sa do të konfirmojnë dhe çertifikojnë edhe një herë faktin e njohur botërisht, se lufta e shqiptarëve të Kosovës ishte një përpjekje e ligjshme dhe e drejtë për liri, e njohur dhe e vlerësuar nga gjithë bashkësia e kombeve të lirë.
Vetë fakti se udhëheqësit e saj, jo vetëm që nuk i janë fshehur hetimit, siç ka ndodhur rregullisht nga ata që bënë krime lufte në Ballkan, por kanë kontribuar në ngritjen e Gjykatës Speciale dhe i janë përgjigjur vullnetarisht asaj, duke hequr dorë edhe nga postet zyrtare, është një dëshmi tjetër e pastërtisë së luftës së shqiptarëve të Kosovës”, shkruan ai në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




