Futboll

Liverpuli studion emrat e Julian Nagelsman dhe Ruben Amorim për post Klop

Gazeta Si – Liverpuli është në kërkim të pasuesit të Jurgen Klop, që do të largohet në fund të sezonit. Ksabi Alonso është emri i parë në listë, jo vetëm se spanjolli po impresionon me Bajer Leverkusenin në Gjermani, por edhe për faktin se është një ish-lojtar i Liverpulit.

Por nuk është e lehtë për ta marrë nga Leverkuseni dhe drejtuesit e klubit anglez po mendojnë edhe për alternativat e tjera. Sipas ‘Telegraph’, vendin e Klop mund ta marrë një gjerman tjetër, Julian Nagelsman, trajneri i Gjermanisë. Një profil tjetër interesant është edhe Ruben Amorim, trajneri aktual i Sporting Lisbonës.

Ruben Amorim

Anglezët kanë gjithë kohën e nevojshme për të marrë vendimin e duhur dhe me kalimin e ditëve mund të dalin edhe kandidatë të tjerë.

Një tjetër klub anglez që po mendon për ndryshim trajneri është edhe Çelsi, në vështirësi të mëdha këtë sezon. Si një zëvendësues i mundshëm i Mauricio Poçetinos po lakohet emri i Roberto De Zerbit, italianit që drejton Brajtonin në Premier Ligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë