Barazimi 1-1 që Liverpool arriti me Nottingham Forest ishte një tjetër ndeshje e nisur dobët prej tyre për tu përmirësuar në mënyrë drastike në pjesën e dytë. Nga perspektiva e Liverpool-it kjo ndeshje ishte një test për të kuptuar nëse gota është gjysëm bosh apo gjysëm plot. Pas 45 minutash të varfra ku Chris Wood kaloi Forest në avantazh, të besuarit e Arne Slot u kthyen duke dominuar dhe siguruar një pikë. Aq sa mund të quhen vërtetë të pafat që nuk arritën të fitonin.
Të kuqtë kanë 4 pikë më shumë se Arsenal që fitoi ndaj Tottenham në derbin e Londrës veriore. Për ta ishte barazimi i 4 në 7 ndeshjet e fundi (3 fitore plotësojnë serinë), pasi humbën pikë në 2 nga 13 ndeshjet e para (1 barazim 1 humbje). Ai erdhi pas paraqitjesh jo bindëse ndaj Manchester United në kampionat dhe Tottenham në “EFL Cup” duke shfaqur të parat oshilacione të skuadrës këtë sezon. Në këtë situatë ata humbën 2 pikë të tjera pavarësisht përgjigjes së tyre në pjesën e dytë.
Fakt që mund të ndihmojë për të kuptuar se nëse skuadra e Slot gjen marshin e duhur, asnjë kundërshtar në Angli nuk mund ta përballojë. Në 31 ndeshjet e luajtura në të gjithë kompeticionet këtë sezon, Liverpool ka fituar 24, barazuar 5 dhe humbur vetëm 2. Ndaj është e vështirë të ndash mes konsistencës së Liverpool në pjesën e dytë dhe varfërisë së lojës në të parën. Një tjetër element i fortë duket se është komunikimi i Arne Slot në pushim kur shikon karikimin e lojtarëve që kthehen në fushë në pjesën e dytë.
Liverpool ka qënë 5 herë në disavantazh në pjesën e parë, por nuk është mundur në asnjë prej këtyre ndeshjeve (1 fitore, 4 barazime). Në 11 ndeshje të tjera kanë shkuar në barazim në pushim (8 fitore, 1 barazim, 2 humbje). Ndërsa kanë fituar 15 ndeshjet, pjesën e parë të të cilave e kanë mbyllur në avantazh. Vetëm humbjet ndaj Nottingham Forest në Premier League dhe Tottenham në “EFL Cup” panë përkeqësimin e tyre në pjesën e dytë.
Liverpool shënon 0.9 gola në pjesën e parë dhe 1.5 në pjesën e dytë. Një lojtar që e ilustron më së miri këtë është Mohamed Salah që ka shënuar 21 gola këtë sezon, por vetëm 2 prej tyre në 45 minutat e para. Gjysma e golave të Darwin Nunez që ka shënuar 4, të gjithë në pjesën e parë. Salah ka shërbyer 9 asist në pjesën e parë, të paktën 6 më shumë se ndjekësi më i afërt. Gakpo e ndjek me 9 gola në pjesën e dytë (vetëm 3 në të parën).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.