Bashkia Shijak është e para në vend që ka përfunduar procesin e kualifikimit të përfituesëve të grantit 512 mln për të rikosntruktuar banesat e dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Këtë e bëri me dije Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në një dalje publike ku tha se “pavarësisht pandemisë, ne kemi ecur me hapa gati normale për procesin e rindërtimit”.
Granti i lëvruar për bashkinë e Shijakut janë për banesat e kategorisë DS1, DS2, DS3 që nuk kanë nevojë të rindërtohen nga fillimi. Punimet do ti bëjën vetë banorët ose në bashkëpunim me me bashkitë dhe qeveria i subvecionon. Lëvrimi do të bëhet ditën e martë.
Nga granti përfitojnë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive. Granti I kalon bashkisë përmes transfertës së pakushtëzuar në buxhetin e bashkisë 2020.
“Inkurajoj të gjitha bashkitë e tjera të përshpejtojnë procesin për të përfituar nga shumë e 7 mld lekëve”- tha Ahmetaj.
Ai bëri me dije se qeveria ka miratuar edhe tre vendime të tjera; riparimin e Parkut Arkeologjik dhe shykollave me fondin e Komisionit Europian prej 115 mln euro nga të cilat 65 mln euro do të shkojnë për shkollat dhe 50 mln euro për objektet e trashëgimisë kulturore.
Po ashtu është miratuar në parim marrrëveshja e bashkëpunimit me qeverinë e Turqisë në fushën e ndërtimit të banesave të rrënuara në Laç pas tërmetit.
Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti me ministrin turk të mjedisit Murat Kurum.
“Kanë kaluar të gjitha fazat që nga projekti I detajuar deri tek vendimi I shpronësimit, qoftë me mjete monetrae, qoftë me ndërrim. Do të ndërtohen 500 banesa dhe do të kthehet një model I zhvillimit urban. Po ashtu është miratuar projektimi I detajuar I infrastrukturës shoqëruese të rindërtimit”- tha Ahmetaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



