Protesta e sotme e opozitës së bashkuar ka nisur me përplasje teksa dhjetëra prej protestuesve gjatë grumbullimit para Kuvendit janë konfrontuar me forcat policore te Pedonalja.
Në protestën e sotme bie në sy mungesa e kryedemokratit Basha, i cili ndodhet në Berlin në takime me zyrtarë të CDU-së dhe Partive Popullore Europiane. Është e dyta herë që në ballë të protestave nuk është kryeopozitari Basha. Protesta para parlamentit mbaroi dhe nisi marshimi nëpër Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



