Lajme

Sejko: Gjatë pandemisë u humbën 17 mijë vende pune

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencë për shtyp pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës dhe vendimeve të marra nga ky Këshill për politikat monetare. Mes të tjerash ai u shpreh se gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. Gjithsesi, sipas Sejkos, sektori bankar mbetet i shëndetshëm.
“Ekonomia ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë në tremujorin e dytë. Reduktimi i kërkesës kanë sjellë rënie të prodhimit dhe rritje të papunësisë. Sektori banker mbetet i shëndetshëm. Hapja e ekonomisë dhe ambienti i qëndrueshëm krijojnë premise për të pasur rritje në vijim. Miksi aktual i politikave fiskale dhe monetare është i duhur. Sipas të dhënave ekonomia u tkurr me 2.52%. Ekonomia humbi 17 mijë vende pune gjatë pandemisë”, deklaroi guvernatori Sejko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë