Pas Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit radha për të dalë në seancën e parë gjyqësore në Dhomat e Specializuara dhe për t’u njohur me akuzat ishte e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Edhe ndaj Veselit rëndojnë akuza të rënda, si ndaj Thaçit dhe Krasniqi, të cilët i mohuan kategorikisht. E po ashtu si Krasniqi dhe Thaci, edhe Veseli i hodhi poshtë akuzat dhe u vetëdeklaruar i pafajshëm.
Një ditë më parë, Krasniqi tha në fjalën e tij se akuzat e ngritura ishin të pabaza dhe gjyqin ndaj tij e vlerësoi më të padrejtë se gjyqet e Millosheviçit, ndërsa avokati i Hashim Thaçit vuri re se në këtë gjykatë të ngritur nga Parlamenti i Kosovës, mungonin simbolet e shtetit të Kosovës.
Po ashtu, avokati i Thaçit vuri re se në akuzë mungonin krimet e ashtuquajtura të “Shtëpisë së Verdhë” me transplanete njerëzore të përshkruara në raportin e Dick Maryt dhe mbi bazën e të cilave u ngrit Gjykata Speciale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




