Bledi Çuçi, në komunikimin e parë, si ministër i Brendshëm ndau me publikun sondazhin e fundit të bërë nga qeveria suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit. Çuçi tha se 66% e publikut mendon se Policia i trajton me sukses. Ai ka shtuar se sipas këtij anketimi, Policia e Shtetit është më pak e politizuar se polici në shtet te tjera si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Franca.
Duke u bazuar edhe në rezultatet e anketimit, ministri i ri u shpreh se, sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën.
“Perceptimi për punën e bërë të Policisë së Shtetit nga viti 2013 deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Ky sondazh vjen në një moment specifik, sepse javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme apo nga një rast krejtësisht i veçuar, i cili nuk ka lidhje me të gjithë trajektoren e punës së policisë, por që nxori në sipërfaqe të gjithë atë kategori njerëzish, të cilët nuk lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë para ngjarjes së veçuar të para 10 ditëve.
Sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën. Publiku e sheh me shumë respekt punën e policisë që prej vitit 2013”, u shpreh ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi. “80% e publikut janë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar”, citoi Çuçi. Ai shtoi se imazhi i policisë të publiku është përmirësuar, edhe sa i përket korrupsionit, ai tha se në 2013, para se PS të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve mendonin se policia do të pranonte ryshfet. Ndërkohë, sipas sondazhit të qeverisë suedeze, sot një gjë të tillë e mendojnë vetëm 54%”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


