Gazeta Si – Trajneri Silvinjo pritet të shpallë në fundjavë listën për dy miqësoret që luhen në fund të marsit, me Kilin në Itali dhe me Suedinë në Stokholm. Braziliani do të ketë emra të rinj në listë, ose më saktë disa rikthime, duke nisur nga Rei Manaj, që po kalon një super formë dhe nuk mund të injorohet.
Një tjetër rikthim pritet të jetë ai i Armando Brojës. Edhe pse ai nuk po luan në Premier Ligë, duket se trajneri Silvinjo ka menduar që ta thërrasë sulmuesin, në mënyrë që t’i japë edhe një ‘ndihmë’ për të gjetur formën optimale dhe golin.
Dy emrat e tjerë që pritet të jenë pjesë e listës janë Anis Mehmeti dhe Marvin Çuni, që dy pjesëtarë të repartit të avancuar, i pari në krah dhe i dyti në qendër. Trajneri i Kombëtares dëshiron të shohë gjendjen e këtyre lojtarëve në këtë ndeshje testuese, me qëllimin që të ketë një ide më të qartë më pas, kur të vendosë për listën zyrtare të Europianit.
Për momentin brazilianin e shqetëson dëmtimi i Ismajlit, që la fushën në ndeshjen me Milanin. Trajneri kuqezi pret një informacion më të detajuar për gjendjen e mbrojtësit të Empolit, me shpresën që nuk kemi të bëjmë me një dëmtim serioz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.