Lajme

Lirohet nga burgu ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika

Është liruar nga burgu ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Trupi gjykues i Gjykatën së Apelit të Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e avokatit, duke vendosur që Xhika të hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Xhika ishte arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorim detyre. Ai së bashku me Andi Tomën dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan në datën 2 shkurt të këtij viti, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011. Por, në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues theksohet se ka një dëm prej 54 milionë dollarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë