Media Galeri

5.000 emblema të UÇK, në ‘NEWBORN’ në Ditën e Pavarësisë

Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, është shndërruar në një arenë mesazhi në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur!”, këtë mëngjes në monument u vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës së Kosovës është mbuluar me emblemat për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë