Në Luginën e Riftit dhe në këmbët e vullkanit Gelai në Afrikë, ndodhet një pellg i madh, kripësia e lartë e të cilit lejon vetëm disa specie të mbijetojnë.
Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë. Ai është një hapësirë tejet e rëndësishme për çiftëzimin e flamengove, të cilat janë më pak të rrezikuara.
Gjatë stinës së shirave, pellgu mbushet me ujë, por më vonë temperaturat e larta shkaktojnë avullim intensiv. Aty gjallojnë vetëm disa baktere të pasura me pigment të kuq, që e ngjyrosin intensivisht ujin, duke dhuruar pamje fantastike.





Liqeni Natron është shumë i cekët, thellësia varion nga 1.5 deri në 3 metra. Nxehtësia e ujit arrin deri në 50 dhe madje edhe 60 ° C. Përmbajtja e kripërave të natriumit në ujërat e liqenit është shumë e lartë.
Ujërat e Natronit në Tanzani janë një rrezik i vërtetë. Për shkak të nivelit të lartë të ujit alkali, kripa e ngrirë çon në djegie të rënda nëse një person, një kafshë ose një zog është zhytur në liqen. Pikërisht kështu shumë zogj kanë gjetur vdekjen. Më pas, trupat e tyre ngurtësohen dhe mumifikohen, duke u mbuluar me substanca minerale.
Këto veçanti të këtij liqeni lidhen edhe me Ol Doinyo Lengai, i njohur si “Mali i Zotit”, i cili është i vetmi vullkan aktiv që lëshon natrokarbonat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.