Gazeta Si – Karim Benzema mund të rikthehet në Francë dhe pikërisht aty ku spikati para se ta merrte Real Madrid. Lioni, sipas informacioneve të fundit, po bën lëvizje për të rikthyer në shtëpi sulmuesin e njohur.
Marrëdhëniet me Al-Itihad tashmë janë prishur përfundimisht dhe Karim Benzema po vlerëson shumë seriozisht mundësinë e rikthimit në Europë që në janar. Lioni, sipas ‘Rmc Sport’, edhe pse bisedimet janë shumë të komplikuara për shkak të pagës shumë të lartë të lojtarit, synon që të bëjë goditjen me Karim Benzema.

Sulmuesi 36-vjeçar është rritur në fidanishten e Lionit dhe pastaj shkëlqeu me ekipin e parë si një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Reali e rrëmbeu menjëherë dhe Benzema fitoi më pas gjithçka me klubin spanjoll. Në verë kaloi në Arabi, si shumë të tjerë, por po ashtu si shumë të tjerë, po mendon të largohet prej andej dhe të kthehet në Europë.
Përveç Lionit, për Benzema ka një interesim edhe nga dy klube të mëdha angleze, Çelsi dhe Mançester Junajtid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




