Gazeta Si – Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar 2022, kështu që edhe çmimet individuale të këtij turneu u përkasin lojtarëve të saj. Përjashtim bën vetëm Kilian Mbape, i cili fitoi “Këpucën e Artë”, duke u shpallur shënuesi më i mirë më 8 gola.
Messi lifting the World Cup trophypic.twitter.com/eNnewdxKh7
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) December 18, 2022
Trofeu më i rëndësishëm është ai që ngriti Lionel Mesi në qiellin e Losail, 36 vjet pas suksesit të fundit të Argjentinës. Por edhe çmimet individuale kanë vlerën e tyre. Mesi u shpall edhe ‘Lojtari më i mirë’ i komepticionit.
Me tripletën e realizuar në finale, Kilian Mbape fitoi garën me argjentinasin për golashënuesin më të mirë. Francezi shënoi 8 gola në total ndaj 7 të Mesit.
Enco Fernandez fitoi çmimin e lojtarit më të mirë nën 21 vjeç, ndërsa bashkombasi i tij, Emiliano Martinez, u shpall portieri më i mirë.
Çmimet individuale të Katar 2022
‘Këpuca e Artë’ – Kilian Mbape (Franca, 8 gola)
I riu më i mirë: Enco Fernandez (Argjentina)
Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Argjentina)
Lojtari më i mirë: Lionel Mesi (Argjentina)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.