Katar 2022

Lionel Mesi apo Luka Modriç? Botërori njeh sot finalisten e parë

Gazeta Si – Katar 2022 do të njohë sot në mbrëmje skuadrën e arë finaliste. Në orën 20:00, në ‘Iconic Stadium’ të Lusail, ndeshen Argjentina deh Kroacia, të dyja të kualifikuara nga lotaria e penalltive në gjysmëfinale.

Janë dy skuadra krejtësisht të ndryshme. Argjentinasit të projektuar rreth Mesit dhe një stoli të pasur, kurse kroatët me zemër dhe mushkëri të forta, një orkestër e drejtuar nga një mesfushë e nivelit të lartë me ‘dirigjent’ Luka Modriç.

Modriç dhe Mesi, dy liderët e skuadrave. Gazeta Si, 13 dhjetor 2022

Skuadra e Skalonit ishte mes favoriteve para nisjes së turneut. Nuk mund të mohohet puna e trajnerit, që i ka dhënë një identitet skuadrës. Argjentina organizohet e gjitha me qëllimin për të liruar Mesin. Rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, aq më tepër që nisi me humbjen ndaj Arabisë Saudite.

Pastaj një fitore e ngushte me Australinë dhe penalltitë vendimtare kundër Holandës, ku bardhekaltrit bënë ndoshta paraqitjen më të mirë. Të gjithë presin që Mesi të luajë finalen e dytë pas asaj të 2014-ës, dhe të fitojë për herë të parë Kupën e Botës.

Formacionet e mundshme të Argjentinë-Kroaci. Gazeta Si, 13 dhjetor 2022

Për Kroacinë, dy finale Botërori radhazi do të ishte vërtet një arritje e madhe. Është një kombëtare e nënvlerësuar padrejtësisht pas vendit të dytë në Rusi 2018. Kroacia është një skuadër në fundin e një cikli dhe që nuk do t’i hapë sytë.

Lodhja e dy ndeshjeve të mëparshme, të përfunduara me penallti, teorikisht mund të ndihet, por kroatët e Daliç kanë energji të pashtershme. Kanë kualitet teknik dhe një organizim bazik, por efikas. Janë ‘armë’ që i bëjnë ata të ëndërrojnë për suksesin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë