Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës në Shkodër Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion. Ndërsa, për ish-juristen Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës, Zamir Leka, ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare. Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese, ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.
Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që kanë qenë në detyrë në këtë hipotekë.
Hetimet kanë nisur që më 30 gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte te juristët e zonave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.