Gëzim Haroku, një nga autorët e atentatit tek kompleksi “Eiffel”, ngjarje kjo e ndodhur më 15 qershor, është lënë në burg. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Haroku, para togave të zeza ka mohuar përfshirjen në sulmin me armë ndaj kompleksit, ndërsa ka pretenduar se i ka gjetur armët në tunelet e liqenit të Kasharit dhe i ka dërguar në shtëpi. Ndërkohë që armët që iu gjetën u dërguan në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Në banesën e tij, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.