Drejtësia

Lihet në burg 21-vjeçari që strehoi në banesë të ‘fortin e Niklës’, Marklen Haka

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Klajdi Hakën, i akuzuar për armëmbajtje paleje, si dhe mbështetje të personave të shpallur në kërkim.

Disa ditë më parë në banesën e tij është arrestuar i 'forti' i Niklës, Marklen Haka iakuzuar për disa vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal

Të dielën, para Gjykatës së Posaçme doli vetë Marklen Haka, i njohur dhe me mbiemrin Aliu. I ashtuquajturi “i forti i Niklës” konsiderohet nga autoritetet si një nga njerëzit kryesorë të botës së krimit në Shqipëri dhe ishte në listat e të shumëkërkuarve të policisë.

Për disa muaj ai u fsheh në Dubai pasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri disa javë më parë. Para gjykatës e cila e la në arrest me burg, 33-vjeçari i mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Marklen Haka, anëtar i bandës kriminale të Niklës, dyshohet i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve.

Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019, mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.

Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë