Përshëndetje! Finlanda është në NATO, partia Europiane EPP është në telashe me policinë dhe një biznesmen i arratisur që i ka shpëtuar arrestit shtëpiak në Itali ndodhet në … Rusi.
Sot do të zbulojmë luftën midis Komisionit Europian dhe BE-së, që po pengon zhvillimin e një plani për mbrojtjen kibernetike të Europës.
Lufta kibernetike
Çfarë ndodh kur Europa goditet nga një sulm kibernetik që vjen nga përtej kufirit dhe nxjerr jashtë përdorimit infrastrukturën thelbësore, si p.sh sateliti që ofron internet në shpejtësi të lartë?
Momentalisht nuk e di askush. Anëtarët e BE-së dhe Komisionit Europian po argumentojnë se kush do ta shtypë butonin e krizës dhe kush do të nxjerrë burimet e veta në rast të ndonjë sulmi.
Kontekst: Kërcënimi i një sulmi masiv të koordinuar në infrastrukturën e BE-së të udhëhequr nga hakerat rusë është rritur që nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, sipas zyrtarëve të shqetësuar të BE-së, duke bërë që Brukseli të hartojë plane se si të përgjigjet në rast se ndodh.
Këto nuk janë shqetësime akademike. Zyrtarët përmendin raste konkrete që kanë ndodhur në Europë. Rasti i Gjermanisë ku sulmi në sistem ndaloi prodhimin e energjisë nga turbinat e erës dhe shërbimet e emergjencës në Francë.
Zyrtarët e BE-së po punojnë momentalisht mbi ligjin e “Solidaritetit Kibernetik”, ku synohet mbrojtja dhe reagimi i përbashkët në rast të një sulmi.
Ideja është se nëse Europa bie viktimë e një sulmi kibernetik të orkestruar dhe prek disa shtete, shtetet anëtare do të kenë një rezervë ofruesish të certifikuar për të ndihmuar në trajtimin e një krize, sipas njerëzve të njohur me propozimin që do të publikohet më 18 prill.
Ndërkohë që vendet e dinë kërcënimin, ka sinjale se propozimi do të nisë një konflikt midis Brukselit dhe kryeqyteteve të tjera.
Një dokument i draftit që i është dërguar zyrtarëve, firmosur nga 24 shtete përfshirë Francën dhe Gjermaninë, paralajmëron Brukselin “të qetësohet”. Aty thuhet: “Ne e konsiderojmë të nevojshme që kjo iniciativë të trajtohet me kujdes dhe efektivitet dhe në ndërlidhje me iniciativat, strukturat dhe mekanizmat ekzistues.”
Shqetësimi kryesor? Humbja e kontrollit dhe fuqisë në BE. Këto vende thonë se duan të mbajnë fuqinë për të monitoruar dhe vlerësuar kërcënimet e tyre lokale kibernetike dhe aftësitë e tyre për t’iu përgjigjur atyre.
“Vendimi në lidhje me kërkesat kombëtare për përfshirjen e kompanive private… si dhe kushtet dhe vendimet në lidhje me vendosjen e tyre, duhet…mbeten nën kontrollin ekskluziv të shteteve anëtare”, shton dokumenti.
Burimi: Financial Times/ Përshtati: Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




