Nga Gazeta ‘SI’ – Bilbilfryrësit apo siç i njeh ligji, sinjalizuesit do të kenë një terren më të gjerë veprimi në Shqipëri, sipas draftit të fundit të ministrisë së Antikorrupsionit.
Çdo institucion me më shumë se 50 punonjës do të ketë një sinjalizues, detyrim që deri më tani e kanë ato mbi 80 punonjës.
Drafti parashikon tri lloje sinjalizuesish; të brendshëm, brenda mjedisit të punës ku individi ka aktualisht një marrëdhënie pune, i jashtëm, i realizuar përmes autoritetit kompetent, ILDKPKI dhe publik që konsiston në bërjen publike të informacionit mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor nga sinjalizuesi.
Bilbilfryrësit do të duhet të raportojnë shkelje edhe për shpërdorimin e fondeve publike, prokurimin publike, tregjet financiare, pastrimin e parave, transportin, mjedisin, shëndetin, të dhënat publike etj.
Ligji i ri synon edhe të mbrojë më shumë strukturën e sinjalizuesve, duke i njohur aty të drejtën e konfidencialitetit dhe ruajtjen e burimit të informacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



