Gazeta Si – Papritur atë nuk e do më askush dhe, me sa duket, do ta mbyllë karrierën në Arabinë Saudite, ku Al Nassr është gati ta mbylojë me ar (kontratë 200 milionë euro në vit, plus 100 milionë në momentin e firmës).
Nuk e do asnjë klub i rëndësishëm pas dështimit te Mançester Junajtid dhe nuk e duan as në kombëtaren portugeze. E gjitha Portugalia ka votuar kundër në një sondazh, ku kërkohej nëse Kristiano Ronaldo duhet të luante titullar apo jo.

Botërori i Ronaldos është i veçantë. Sepse është i fundit dhe brenda tij është edhe sfida e përjetshme me Lionel Mesin, por edhe sespe është si një numërim mbrapsht për karrierën e tij të lavdishme. Një mbret në rënie, ose më mirë i spostuar nga Gonçalo Ramos, lojtari që e zëvendësoi si protagonist ndaj Zvicrës me 3 gola. Ligji i golave është shumë i forte.
Fakt është se ashkush nuk pyet tashmë, nëse do të jetë protagonist i Botërorit apo jo. Ndeshja me Mesin është humbur nga portugezi. Nga një anë një popull, ai argjentinas, që vazhdon të mbështetet te Mesi. Në anën tjetër buzëqeshja e hidhur e CR7, që nga stoli admiron triumfin e të tjerëve dhe rënien e tij personale.
Ndërrimi natyral i gjeneratave i ka takuar Fernando Santos, trajnerit të Portugalisë. “Mungesa e Kristiano Ronaldos? Kam folur më parë dhe nuk dua të flas më, – tha trajneri pas fitores me Zvicrën. – Ai dhe Gonçalo Ramos janë dy futbollistë të ndryshëm. Ronaldo është kapiteni, nuk ka pasur probleme pas vendimit tim për ta lënë jashtë formacionit.
Ai është një djalë që kërkon të japë gjithmonë kontributin e tij për skuadrën, por nuk mund ta them, nëse do të luajë ndeshjen tjetër apo jo. Të shohim”.

“Kristiano e di shumë mirë, trajneri e ka thënë qartë: gjëja më e rëndësishme këtu jemi ne. Kaq. Trajneri vendosi ta lërë jashtë dhe duhet të respektojmë vendimin e tij”, – ka thënë Pepe, një nga miqtë më të mirë të CR7. Hierarkitë ndryshojnë, sepse më e rëndësishmja është e mira e Portugalisë. Kjo situatë ka prishur ndërkohë zakonet e Ronaldos, i mësuar të jetë gjithmonë ‘zonja e parë’ në kombëtare dhe klube.
Bota ndryshon dhe duhet arsyetim. Edhe pse ka mënyra e mënyra për të luajtur Botërorin e fundit. Mesi është ende pika e referimit në skuadrën e tij, kurse Ronaldo po rrëshket poshtë. Llogaritë do të bëhen në fund, sepse ka rëndësi të ngresh kupën dhe kaq. Pjesa tjetër është një tren që ecën me shpejtësi: të ulesh në klasin e parë apo jo mund të jetë vetëm një mënyrë e ndryshme për të shkuar në destinacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



